16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeDebat Publik lidhur me Propozim-Ligjin për Falje

Debat Publik lidhur me Propozim-Ligjin për Falje

Ministria e Drejtësisë organizoi debat publik lidhur me Propozim-Ligjin për Falje. Një nga pyetjet kyçe, e cila ishte temë e diskutimit të gjerë, ishte çështja lidhur me të drejtën e Presidentit të falë persona nga dënimi dhe nga ndjekja penale.

Duke marrë parasysh praktikën e deritanishme të zbatimit të ligjit dhe veçanërisht rastet që janë të lidhura me falje nga ndjekja penale, grupi punues qëndroi pas zgjidhjes sipas së cilës Presidenti mund të falë vetëm për dënim dhe jo për ndjekje penale të personave me emër të përcaktuar. Ky vendim ishte tërësish i mbështetur edhe nga grupi punues i cili është duke punuar në Kodin e ri Penal.

Risi e rëndësishme janë edhe zgjidhjet me të cilat në detaje është përpunuar procedura e faljes. Të parapara janë afatet e shkurtëra për veprim për secilin nga institucionet, të cilat janë të përfshira në procedurën e faljes. Në atë kontekst janë edhe dispozitat që parashikojnë përgjegjësinë penale të personave që veprojnë në rastet.

Ligji që ishte objekt i debatit të sotëm publik u punua për një kohë të gjatë. Janë shqyrtuar disa përvoja krahasuese dhe shumica e zgjidhjeve gjenden në ato shtete me të cilat kemi sisteme juridike të ngjashme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments