Moyes ishte takuar me Mikel Artetan, i cili më pas kishte dalur pozitiv në testimet për koronavirus, andaj ishte izoluar edhe Moyes.
Mirëpo trajneri i West Ham i cili ishte në izolim për 7 ditë, nuk ka pasur shenja të koronavirusit andaj edhe është liruar nga izolimi.
Trajneri i skuadrës angleze edhe pse do të jetë i lirë të largohet nga shtëpia ai ende nuk mund ta trajnojë skuadrën e tij pasi që futbollistët vazhdojnë të mbesin larg stërvitjeve.
Po ashtu ndeshjet në futbollin anglez janë pezulluar deri në fillim të prillit.