12.4 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajme“Dauti-Komerc”, reagon ndaj shpifjeve tendencioze të Sasho Tasevskit

“Dauti-Komerc”, reagon ndaj shpifjeve tendencioze të Sasho Tasevskit

Kompania “Dauti-Komerc”, ndjen për obligim të reagoj dhe të demantojë, statusin e shkruar në rrjetin social facebook tëSasho Tasevski, i cili mes tjerash, në një postim përmend edhe kompaninë tonë “Dauti-Komerc”.

Përgënjeshtrojmë këtë shkrim të Sasho Tasveskit si të pabazë, pa i ditur arsyet e përmendjes të kompanisë tonë, e cila ka njëtraditë 30 vjeçare në sferën e biznesit në Maqedoninë e Veriut dhe rajon.  

Ndjejmë për obligim t’i sqarojmë opinionit publik, nëpërmjet këtij reagimi se kompania jonë “Dauti-Komerc”, në asnjë rast gjatë veprimtarisë së saj tregtare nuk ka vepruar në baza tëndasive nacionale, fetare, grupeve të ndryshme dhe rajonale, këtë më së mirë e dinë të punësuarit, partnerët, konsumatorët e produkteve tona dhe të gjithë ata që kanë pasur kontakt me kompaninë “Dauti-Komerc”.

Nga autori i shkrimit kërkojmë që i njëjti të kërkojë falje publike nëpërmjet statusit në rrjetin social facebook, ndaj kompanisë “Dauti-Komerc”. Në qoftë se e njëjta nuk realizohet atëherë do të jemi të detyruar që procedurën e mëtejme të vazhdojmë përmes organeve të drejtësisë.

Kompania “Dauti-Komerc”, do të vazhdojë të punojë si deri më tani, pa u ndikuar nga kësi lloj qasjesh ndaj saj, duke arritur suksese në Maqedoninë e Veriut dhe rajonin ku vepron, si dhe duke rritur eksportin me prodhimet vendore të Maqedonisë së Veriut në tregjet evropiane dhe më gjërë.

Me respekt,

Kompania “Dauti-Komerc”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments