Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) prej
nesër e vazhdon turnin e punës prej orës 8:00 deri në orën 14:00 për
pranimin e palëve në drejtoritë , njësitë dhe sportelet rajonale, informojnë
nga DAP.
“Arsye për këtë vendim të Drejtorisë së të Ardhurave Publike në kushte kur
vendi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak koronavirusit Kovid
19, është t’u dalë në ndihmë të gjithë tatimpaguesve të cilët janë më të
prekur nga pasojat e koronavirusit dhe të cilëve u nevojitet vërtetim për
tatime dhe kontribute të paguara, që do t’u shërbejë para Bankës Zhvillimore
të Maqedonisë së Veriut”, thonë nga DAP.
Prej atje apelojnë që tatimpaguesit në vend të vijnë personalisht në
Drejtorinë e Ardhurave Publike ta dorëzojnë kërkesën për dhënien e
vërtetimit në linkun e-Tatime