linku http://prijava.aa.mk/#/announcementDetails/2189
Drejtoria e të hyrave publike ka hapur konkurs për punësimin e gjithsej 40 nëpunësve civilë.
Bëhet fjalë për vende pune në pozita të ndryshme në Drejtorinë e Përgjithshme të DAP-it, si dhe në disa rajone. Në drejtorinë rajonale Tetovë, në të cilën përfshihet edhe drejtoria tatimore në Gostivar, janë hapur pozita për: asistent i ri për analizë dhe menaxhim të borxheve, inspektor i ri tatimor, specialist i ri i TI-së për mirëmbajtjen e sistemeve informative, analist për analiza dhe matje të performancës, bashkëpunëtor i ri për punët e përgjithshme dhe të përbashkëta dhe nëpunës tatimor i pavarur për përcaktimin e taksave të tatimpaguesve.
Të gjithë njoftimin, i cili zgjat deri më 20 janar,e keni në linkun shënuar me të kaltra në fillim