14.5 C
Tetovo
E mërkurë, 21 Maj, 2025
BallinaLajmeDalja nga koalicioni qeverisës, Taravari në RTSH: Më funksional në opozitë. Në...

Dalja nga koalicioni qeverisës, Taravari në RTSH: Më funksional në opozitë. Në zgjedhjet lokale futemi vetëm.Respekte për liderët e Vlen

Kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari ka sqaruar arsyet e largimit të partisë së tij nga koalicioni qeverisës. Në një intervistë në studion e RTSH24, Taravari tha se u tërhoqën për shkak se nuk po realizonin dot disa prej premtimeve që i kishin bërë qytetarëve. Taravari deklaroi se vendimi erdhi pas një auditimi të brendshëm, teksa theksoi se më mirë “të jesh funksional në opozitë, sesa të qëndrosh si dekor i qeverisë”.

Si parti politike, Aleanca për shqiptarët, vitin e kaluar bëri një hap gjigand. U bashkuan 4 parti dhe sollëm ndryshimin te shqiptarët. Kjo ishte përvoja e parë që disa qeveri shqiptare qeverisin sëbashku me një qeveri maqedonase. Ndryshimi që premtuam ne nuk ndihej, dhe qytetarët filluan të ndiheshin të zhgënjyer. Shumë pak prej premtimeve që bëmë arritëm të realizojmë gjatë 10 muajve. Unë kam hyrë në politikë për të ndihmuar çështjen kombëtare dhe kur hymë në qeveri ishte që Maqedonia të vazhdojë rrugën europiane. Ne nuk ja dolëm dhe çdo parti duhet të bëjë dhe auditim të brendshëm. Konstatimi ynë i përbashkët ishte se ngecëm shumë. Në një moment e vendosëm se duhet të kalonte ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, margjinalzimi i shqiptarëve në institucione, ndaj vendosëm si parti në pushtet të sensibilizojmë opinionin dhe të japim një mesazh që ne nuk jemi vetëm për karrige. Kryeministri ka insistuar që të ktheheshim në qeveri, por ne kishim marrë vendimin që më mirë  të ishim në opozitë dhe funksionalë, sesa të qëndrosh aty si dekor i qeverisë”, tha ai.

Për zgjedhjet lokale, që do të mbahen në vjeshtë të këtij viti, Taravari tha se “Aleanca për Shqiptarët” do të futet e vetme në këtë garë elektorale. Megjithatë ai shtoi se mbetet i hapur për bashkëpunime pas zgjedhjeve, edhe me parti të entiteteve të tjera.

Aleanca për Shqiptarët dele vetme në zgjedhje, besoj se bën rezultat të konsiderueshëm. Normalisht jemi gati për bashkëpunim me partitë e etnive të tjera, por edhe maqedonase. Ne do shkojmë të vetëm në zgjedhje, por në bazë të rezultateve, edhe mund të bashkëpunojmë. Janë të mundshme të gjitha bashkëpunimet, por për koalicione jo. Çdo kohezion i brendshëm apo bashkëpunim i mirë i dy etnive kryesore, sjellë mirëqenie në Maqedoni. Edhe pse këtë periudhën e fundit ka tendenca që shqiptarët të margjinalizohen, unë besoj se e ardhmja e Maqedonisë është që dy etnitë më të mëdha, maqedonase dhe shqiptare, të jenë sa më të afërt dhe në bashkëpunim sa më të mirë. Maqedonia me çdo kusht duhet të ecë drejt rrugës europiane”, deklaroi ai.

Ndalur te takimi që zhvilloi sot në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, Taravari tha se biseda mes tyre u fokusua kryesisht në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit europian, por edhe Maqedonisë së Veriut.

 “… rrugën europiane të Shqipërisë, e cila tani është lider në rajonin e BP, gjithashtu problemet me ngecjen e Maqedonisë, ku ne për shkak të kushteve të caktuara që na vuri Greqia dhe më pas Bullgaria, Maqedonia tani disi ngec. Shqipëria besoj se sëbashku me Malin e Zi, shumë shpejt do të jenë anëtare të BE. Porosia e Ramës ishte që ne duhet ta përkrahim rrugën e Maqedonisë drejt BE”, theksoi ai.

Arben Taravari në emisionin e sotëm në RTSH, ka folur për reagimet e fundit nga ish partnerët e tij duke e akuzuar Taravarin për vendimin për tu larguar nga qeveria. Ai në RTSH theksoi se ka nuk ka thënë asnjë fjalë të keqe kundër ish kolegëve duke shtuar se ka respekt ndaj Bilall Kasami, Izet Mexhiti dhe Zeqirja Ibrahimit dhe nuk ka asnjë problem mes tyre por se vetëm që kanë qëndrime të ndryshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments