Sipas DailyMail, zyrtarët perëndimorë besojnë se koloneli Yuri Medvedev u vra brutalisht pasi Brigada e tij e 37-të pësoi humbje të mëdha.
Një gjeneral që komandonte Ushtrinë e 49-të të Armëve të Kombinuara ka vdekur gjithashtu në luftime, i shtati ndër figurat e larta të Rusisë.
Lajmi për fatin e kolonel Medvedev, mbështetur nga pamjet e fundit të episodit të jashtëzakonshëm, erdhi mes pretendimeve se 20 nga 120 batalionet e grumbulluara nga Vladimir Putin janë bërë jofunksionale nga rezistenca e vendosur e Ukrainës.