12.3 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeDaçiq: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut janë relaksuar nga ndikimet e ndryshme...

Daçiq: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut janë relaksuar nga ndikimet e ndryshme negative dhe dezinformatat

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq në konferencë për media në Beograd me kryesuesin e OSBE-së dhe ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, deklaroi se marrëdhëniet me Maqedoninë janë përmirësuar dhe relaksuar nga ndikimet e ndryshme negative dhe dezinformatat, informon korrespondenti i MIA-s. 

“Më lejoni të theksoj kënaqësinë tonë të madhe me progresin e marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut, ato janë relaksuar nga ndikimet e ndryshme negative dhe dezinformatat dhe keqinterpretimet dhe janë në rritje. Pjesëmarrja e Maqedonisë në Ballkanin e Hapur është e rëndësishme për ne dhe jam dakord me Bujar Osmanin që ai konsideron se kjo nuk është vetëm një nismë ekonomike, por edhe një nismë për një hap përpara drejt pajtimit në rajon. Mendoj se është shumë e rëndësishme që Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia të vazhdojnë me këtë nismë dhe, siç thotë edhe vetë emri Ballkani i Hapur të hapen që edhe të tjerët të marrin pjesë në të”, deklaroi Daçiq.

Ai shprehu kënaqësi nga shkëmbimi i jashtëm tregtar prej një miliardë e gjysmë euro me Maqedoninë e Veriut dhe se duhet edhe më shumë të punohet në mbrojtjen e ndërsjellë të të mirave kulturore, përmendoreve dhe çdo tjetër.

Daçiq shtoi se agjenda pozitive në marrëdhëniet është vazhdimi i mbledhjeve të përbashkëta qeveritare dhe aktiviteteve të cilat kanë të bëjnë me nismën Ballkani i Hapur. 

Ministri serb i Punëve të Jashtme duke folur për takimin me kryesuesin e OSBE-së, ministrin Osmani, tha se e kupton ndërlikueshmërinë në punën e OSBE-së, miratimin e vendimeve me koncensus dhe shprehu keqardhje që OSBE-ja nuk i ndoqi zgjedhjet në Kosovë. Ai e potencoi çështjen e serbëve të Kosovës dhe rezervat të cilat i ka OSBE-ja për zgjedhjen e kryesuesit të ri për vitin e ardhshëm. 

Ministri Osmani në konferencën për media pas takimit me Daçiqin deklaroi se OSBE-ja i mbështet proceset e reformave, luftën kundër korrupsionit dhe pajtimin rajonal, ndërsa dialogu është mjet efikas që duket edhe përmes shembullit me Maqedoninë e Veriut. 

“Nuk mund të ndalemi asnjëherë së diskutuari për gjërat që janë të rëndësishme dhe për dialogun ndërmjet  Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e BE-së, jemi të kënaqur që kemi qenë nikoqirë të Marrëveshjes së Ohrit, e cila do të kontribuojë në vazhdimin e këtij procesi dhe stabilitetin rajonal. Këtë mbështetje do ta përsëris edhe nesër kur do të vizitoj Prishtinën. OSBE e sheh veten si platformë për promovimin e interesave njerëzore dhe fokusi ynë është paqja dhe prosperiteti”, deklaroi Osmani në Beograd

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments