MPB në bashkëpunim me institucionet kompetente në mënyrë aktive po ndërmarrin masa dhe aktivitete me qëllim të konfirmimit të personave dhe kompanive që janë të involvuara në tregtinë ilegale me drogë. larje parash dhe vepra të tjera penale, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në intervistë për MKD.mk, lidhur me spekulimet për atë se ku përfundojnë paratë nga kokaina në vend.
“Këto aktivitete duhet t’i japin përgjigje pyetjes suaj, por edhe pyetjeve nëse me këto para janë financuar edhe disa aktivitete të caktuara ilegale, ndërkaq edhe janë larë në biznese legale në shtet. Në këtë kontekst do të theksoj se hetimet që për momentin po zhvillohen në MPB duhet t’u japin përgjigje dyshimeve dhe informatave gjithnjë e më të shpeshta që arrijnë tek unë, ndërkaq të cilat flasin për atë nëse disa nga këto grupe kriminele kanë pasur lidhje të afërta me struktura të larta udhëheqëse në polici”, sqaroi Çulev.
Të përmbahemi edhe për pak kohë, potencoi Çulev, për momentin në interes të hetimeve që janë në rrjedhë nuk do të mundja të paraqes më tepër informata, por besoj se së shpejti do të dalim me informata dhe njohuri konkrete për këtë temë.