11.1 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaÇka shkruan në pllakën kushtuar Bidenit me rastin e vizitës në Ukrainë

Çka shkruan në pllakën kushtuar Bidenit me rastin e vizitës në Ukrainë

Me rastin e vizitës së papritur të presidentit amerikan, Joe Biden në Ukrainë, emri i liderit amerikan u shfaq në ‘rrugën e guximtarëve’ në Kiev.

Një takim i fshehtë mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyi dhe të parit të SHBA-ve është zhvilluar sot, pas së cilës ata janë shfaqur në publik.

Me rastin e vizitës në Kiev, në “Rrugën e Guximit” u vendos një pllakë me emrin e Joe Biden.

Pranë emrit të 80-vjeçarit është shënuar data e telefonatës së parë dhe vizitës së parë të tij.

“24.02.2022. thirrja e parë, 20.02.2023. vizitë”, shkruan në tabelë.

Joe Biden sërish theksoi mbështetjen e madhe të SHBA-së për Ukrainën ndërsa tregoi se ka ndarë një ndihmë të re në vlerë të 500 milionë dollarëve. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments