15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajme“Civil”: Institucionet t’i sanksionojnë ata të cilët përhapin urrejtje etnike

“Civil”: Institucionet t’i sanksionojnë ata të cilët përhapin urrejtje etnike

CIVIL ashpër e dënon gjuhën e urrejtjes, përhapjen e urrejtjes etnike dhe thirrjet për dhunë të cilat grupet e tifozëve i promovojnë në vazhdimësi dhe me vite. Në mënyrë konkrete, shkak për këtë dënim të ashpër është incidenti më i ri me brohoritjet e grupit të tifozëve “Komitat” përgjatë qendrës së Shkupit më 13 shtator të vitit 2020.

Institucionet urgjentisht, me vendosmëri dhe përfundimisht të përballen dhe t’i sanksionojnë në mënyrë adekuate të gjitha grupet dhe individët të cilët përhapin urrejtje dhe bëjnë thirrje për dhunë është thirrja të cilën CIVIL në vazhdimësi e dërgon me vite të tëra, pa marrë parasysh nga cila anë vjen urrejtja.

CIVIL angazhohet për shoqëri në të cilën sundon liria, barazia dhe drejtësia, shoqëri në të cilën qytetaret dhe qytetarët ndjehen të sigurt dhe kanë besim në institucionet, ku siguria, liria e lëvizjes dhe liria e shprehjes garantohen me ligj dhe me funksionim efikas të sistemit.

Shoqëri në të cilën grupe të caktuara vazhdimisht bëjnë thirrje dhe dhunë ndaj qytetarëve, nuk mund të jetë e shëndoshë. Thirrjet e vazhdueshme për dhunë ekstreme nga grupe të caktuara janë pasojë e mosndëshkimit të vendosur nga pushteti i kaluar, por edhe mosndëshkimi që vazhdoi edhe pas rënies së regjimit.

Strukturat radikale në vend pandërprerë dhe pa u ndëshkuar përhapin urrejtje në bazë etnike, fetare dhe politike, siç është edhe rasti i djeshëm me paradën e një grupi të tifozëve të shoqëruar me brohoritje nacionaliste dhe gjuhë të urrejtjes drejtë shqiptarëve.

CIVIL 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments