10.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeCili është skenari i rradhës -KOHË PANDEMIE / Në fillim EVN i...

Cili është skenari i rradhës -KOHË PANDEMIE / Në fillim EVN i mbylli sportelet paguese,pastaj posta ndali pagesat ,ende qytetarët vetëm në Pollog presin në rrend para të gjitha Bankave …Kujt i krijohet hapsira për Monopol ?

www.telegrami.mk…A thua nuk ka lidhëshmëri kronologjike por edhe logjike …BIBLA thotë NË FILLIM ishte drita… (I reče Bog: “Neka bude svjetlost!” I bi svjetlost…)… në fillim EVN mbylli në Tetovë sportelet paguese të veprimtarisë së vet…pa asnjë sqarim .

Filluan tollovitë për pagesa të faturave edhe për EVN në Banka shtuar pritjeve të pensionistëve ,nxënësve ,studentëve ,ndihmave sociale , dhe u bënë përditshmëri në Kohë Pandemie…

Dhe nuk u panë që inspektoriatet e të gjitha veprimtarive të kontrollojnë arsyeshmërinë e mbylljes së sporteleve …Policia sot bëri kontrolle të rrepta të rregullta në Tetovë për vikend …pasi puna e tyre është publike kuptohet qëllimi është dënimi dhe mbushja e arkës së shtetit …

Pra qytetarët me të drejtë pyesin dhe shqetsohen se disa Banka në Tetovë për shërbimet e tyre u marrin shuma marramendëse prej 100- deri 21o denarë ….në sportelet e EVN-së paguhej …0 (zero)…Deanarë për shërbim…a thua ndikoi kjo te pazari EVN me pushtetarët dhe mbyllja e sporteleve ….në Postë shërbimet nga 15 denarë deri 125 denarë .. ….

hynën në lojë bankat edhe atë nga 100 deri 210 denarë për shërbim ..pra dikujt po i krijohen kushtet për monopol …merreni si të doni një bankë në Tetovë me 3000 klientë vetëm për ngritje të rrogave nga 30 denarë ndalje parash për shërbim …logaritni vetë sa janë në muaj vetëm për një shërbim mos flasim për shërbime kartelash të ndryshme pagesa on line ,pensione,etj….tash logjika e qytetarëve thotë se në këtë mënyrë do të duhet zvoglohet edhe numri i të punsuarëve si në EVN edhe në Postë që më nuk ka ku të shkojë Tetova 90 % shqiptare dhe dikush nuk mund ti duroje ….por mbeten të hutuar qytetarët edhe me Bankat ..si është e mundur në Shkup në të gjitha lagjet këndej Vardarit të ketë me dhjetra filiala vetëm të një një banke shtuar poashtu edhe bankat tjera që janë në Tetovë , ku përmendet Lagja Aerodrom me 20.000 banorë …e Komuna të tëra në Pollog me mbi 30.000 banorë si Bogovina pa asnjë filialë as edhe Tearca as edhe Zhelina,as edhe Bogovina as edhe Vrapçishti… nuk flasim për Tetovën që është me një apo me dy filiala ….Pritet të shihet skenari tjetër para vitit të ri përfolet se disa banka do ndajnë vetëm numra të caktuar të limituar…p.sh 100 numra brenda ditës dhe pikë…kush mori- mori …www.telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments