6.7 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBota“Çfarë s’është në rregull me ty Serbi?!”, bota shikon me habi të...

“Çfarë s’është në rregull me ty Serbi?!”, bota shikon me habi të madhe protestat pro-ruse në Beograd

Në qendër të Beogradit kanë shpërthyer protestat pro-ruse, të organizuara nga grupe politike të krahut të djathtë ekstrem.

Këto protesta që kanë shpërthyer sonte, janë parë me çudi, pasi që pikërisht në këtë kohë, protesta të shumta gjithandej botës po organizohen kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

Korrespondenti i Wall Street Journal, Bojan Pancevski ka komentuar këto protesta, duke thënë se grupet e djathta në Serbi kanë mbledhur një turmë të madhe për ta mbështetur agresionin rus.

“Në pjesën tjetër të Evropës, shohim protesta kundër pushtimit. Në Serbi, disa parti të djathta ia dolën ta mbledhin një turmë goxha të madhe për ta mbështetur agresionin”, ka shkruar ai.www.faxweb.al/

Ndaj protestave ka reaguar edhe ish-ambasadori i Ukrainës në Austri, Olexander Scherba, duke pyetur: “Çfarë s’është në rregull me ty, Serbi?”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments