7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeÇfarë përmban draft korniza negociuese e BE-së me Maqedoninë e Veriut?

Çfarë përmban draft korniza negociuese e BE-së me Maqedoninë e Veriut?

Agjencia Informative Mediatike ka ardhur deri te propozim dokumenti i plotë i KE-së dorëzuar deri te Këshilli i BE-së me të cilin vendosen parimet e negociatave që duhet të hapen deri në fund të vitit.

Nga aspekti politik është impresionuese se propozim korniza e KE-së qartë e përdorë termin gjuha maqedonase në pjesën ku theksohet se i gjithë legjislacioni i BE-së do të duhet të përkthehet në gjuhën e vendit negociues, në këtë rast maqedonisht.

Zaten, Maqedonia e Veriut veçmë me vite ka përkthyes të akredituar nga gjuha maqedonishte, akreditim që zyrtarisht e jep KE-ja, dhe kur kryeministri Zoran Zaev iu drejtua në maqedonisht në seancë plenare në Parlamentin Evropian, është përdorë edhe atëherë gjuha zyrtare maqedonase. Njëjtë ka qenë edhe në kohën e skriningeve teknike vitin e kaluar.

Për palën maqedonase kjo paraqet konfirmim se gjuha njihet nga ana e KE-së, por gjuhë zyrtare e BE-së do të duhet të bëhet vetëm pasi  Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e plotfuqishme e Unionit siç parashohin konventat e Unionit.

Por, korniza negociuese përmban edhe elemente tjera të rëndësishme.

Maqedonia e Veriut bashkë me Shqipërinë do të jenë tre vendet  para që do të negociojnë konform metodologjisë së BE-së të miratuar në mars. Konkretisht, kjo nënkupton se në vend të hapjes dhe mbylljes së tridhjetë kapitujve, ata tani grupohen në gjashtë klastere, mënyrë me të cilin KE do të mundësojë proces më të shpejtë dhe dinamik në vend të procedurave të deritashme të gjata nëpër të cilin kalojnë Podgorica dhe Beogradi me vite.

“Negociatat hapen në bazë të asaj se Maqedonia e Veriut ka plotësuar shkallë të lartë të harmonizimit me kriteret për anëtarësim, veçmas kriteret politike të vendosura në Kopenhagë nga ana e Këshillit Evropian në vitin 1993 (…) Unioni pret Maqedonia e Veriut të vazhdojë të punojë drejt respektimit të plotë të këtyre kritereve dhe kushteve dhe të sigurojë implementim të plotë të reformave kyçe dhe legjislacionit”, qëndron në propozim kornizën negociuese të KE-së.

Maqedonia e Veriut e cila më 2009 ka rekomandim për hapjen e negociatave me BE-në, teknikisht punon në transferimin e legjislacionit të BE-së në kornizë kombëtare, por me vite bllokada ka ardhur nga kontesti i emrit me Greqinë. Zgjidhja e këtij kontesti ka luajtur padyshim rol kyç në marrjen e dritës së gjelbër për fillim të negociatave në mars të këtij vit.

Zaten, marrëveshjet e mira ndërfqinjësore me Greqinë po dhe Bullgarinë po ashtu janë pjesë qendrore e kësaj propozim kornize negociuese.

Pothuajse si në çdo dokument të BE-së, nga Maqedonia e Veriut pritet përkushtim i plotë i marrëdhënieve të mira fqinjësore, gjegjësisht implementim të Marrëveshjes së Prespës dhe të Marrëveshje për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë. Prej këtu, çdo tentim që të revidohen ose të mos respektohen këto marrëveshje do të thotë kthim mbrapa dhe bllokadë e perspektivës së BE-së për Maqedoninë e Veriut. Edhe pse BE-ja nuk përzihet në marrëdhëniet bilaterale, është e qartë se pret nga të gjitha palët në frymë miqësore dhe konstruktive evropiane t’i tejkalojnë të gjitha dallimet, që deri më tani Maqedonia e Veriut dëshmoi se është e lirë për ta realizuar.

Me rëndësi është që të përmendet se kjo kornizë negociuese, si rezultat i metodologjisë së re nënkupton edhe mundësi që në çdo kohë të pengohet procesi i negociatave nëse vendi tregon ngecje në realizimin e reformave.

Përderisa, Komisioni përmes iniciativës personale ose në kërkesë të numrit të mjaftueshëm të vendeve anëtare vlerëson se Maqedonia e Veriut nuk avancohet ose ngec në reformat, ajo mund të propozojë suspendim të negociatave. Vendimin përfundimtar e sjellin vendet anëtare përmes votimit me shumicë ndryshe të kualifikuar  dhe vetëm pasi do t’i dëgjojnë argumentet e vendit dhe vetëm pasi do të shpenzohen të gjitha mundësitë thera për kthimin në rrugë të drejtë.

Suspendim në negociata mund të ketë nëse konstatohet ngecje konzistente ose ngecje në kapitujt më të rëndësishëm si qeverisja e të drejtës dhe drejtësia.

Me metodologjinë e re të mënyrës më të qartë dhe më të thjeshtë do të mund të kryhet kjo mbikëqyrje ndaj vendeve kandidate. Këtu rol të rëndësishëm, do të luajë futja e dimensionit politik në negociatat përmes involvimit të vendeve anëtare të BE-së.

“Vendet anëtare në mënyrë sistematike do të kontribuojnë ndaj procesit aderues, duke përfshirë përmes monitorimit në terren të ekspertëve të tyre, përmes kontributit direkt për Raportet vjetore dhe përmes ekspertizës sektoriale”.

Çka pritet nga Maqedonia e Veriut?

Draft korniza për negociata të Komisionit Evropian tani do të duhet të miratohet dhe eventualisht i modifikuar në disa pjesë nëse për këtë ka konsensus mes të gjitha 27 vendeve anëtare të BE-së. Por, ajo që është me rëndësi për Maqedoninë e Veriut është se edhe ajo duhet të përgatitë kornizë të sajë negociuese. Negociatat me BE-në nuk paraqesin shënim të ligjeve, por deri në masë të caktuar dhe betejë me BE-në për mbrojtje të interesave kyçe ekonomike, sociale dhe të tjera kombëtare.

Hapi i parë tani pasi kanë hyrë kornizat negociuese në procedurë është që Maqedonia e Veriut të përgatisë udhërrëfyes për kapitujt lidhur për qeverisjen e të drejtës, kapitujt 23 dhe 24. Ky klaster i kapitujve duhet i pari të jetë gati dhe asnjë tjetër nuk mund të jetë gati para këtij.

Komisioni Evropian pret nga autoritete e Maqedonisë së Veriut tani ta miratojnë udhërrëfyesin për këto kapituj negociues, në të cilat duhet të figurojnë prioritetet kyçe reformuese dhe sipas të cilit do të udhëhiqen negociatat në këto kapituj. Implementimi i këtij udhërrëfyesi do të jetë nën monitorim të vazhdueshëm nga ana e BE-së në secilën prej konferencave ndërqeveritare.

Përveç udhërrëfyesit për qeverisjen e të drejtës, Maqedonia e Veriut duhet të përgatisë edhe udhërrëfyes për funksionimin e institucioneve demokratike dhe reformën e administratës publike.

Këtu pritet që Maqedonia e Veriut të parashtrojë libër të qartë të afateve dhe cilat janë hapat kryesore që planifikon t’i ndërmarrim për realizimin e kritereve. Si edhe me qeverisjen e të drejtës, institucionet demokratike dhe administrata publike do të jenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme të BE-së.

Hapat e ardhshëm

Pasi Këshilli ta miratojë kornizën për negociata, Maqedonia e Veriut do të kalojë nëpër procesin e skriningut bilateral, i cili duhet të jetë dukshëm më i shkurtë nga vendet e mëparshme kandidate, sepse skriningu teknik përfundoi vitin e kaluar. Ky skrinig, për dallim nga ai teknik, është interaktiv, BE-ja e informon Maqedoninë e Veriut se deri ku është legjislacioni i BE-së në secilën sferë, si zhvillohet dhe ndryshohet dhe identifikohen temat kyçe të cilat do të jenë pjesë e vetë negociatave. Kjo pjesë përfundimisht teknike mundëson gatishmëri më të mirë dhe përcaktim të të a.q. “bençmarks” ose standarde në bazë të të cilave sillet vendimi për hapjen e disa kapitujve.

Pas përmbushjes së standardeve vijojnë negociatat në grupe, gjegjësisht hapjen e të gjithë kapitujve nga një grup për njëherë, për dallim nga hapja e deritanishme nga një kapitull në tjetrin.

Komisioni Evropian kërkon që afati mes hapjes së një grupi dhe mbylljes së kapitujve të një grupit të mos jetë më shumë se një vit, nëse është e mundur, dhe tërësisht varet nga progresi i vendit negociator.

Maqedonia e Veriut do të duhet qartë ta shfaqë pozicionin e saj sa i përket legjislacionit të BE-së dhe të njoftojë për progresin e saj në përmbushjen e standardeve. Shpejtësia e përmbushjes së kritereve dhe proaktiviteti i vendit negociator duhet të jetë matësi i vetëm i shpejtësisë së negociatave dhe përfundimin e tyre.

Negociatat do të zhvillohen kryesisht në nivel ministrash, me ndihmën e grupeve të punës, ndërsa impulsin politik do ta japin Konferencat ndërqeveritare, ku BE-ja dhe Maqedonia e Veriut janë të përfaqësuara në nivelin më të lartë.

Sipas draft agjendës së kryesimit gjerman i cili do të udhëheq me takimet kryesore të ministrave të BE-së në gjashtë muajt e ardhshëm, dhe para së gjithash me Këshillin për Punë të Përgjithshme, ku vendoset për zgjerimin, kornizat negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të jenë në rend dite më 10 nëntor.

Deri atëherë të dyja palët, BE-ja dhe Maqedonia e Veriut, duhet t’i përgatisin në mënyrën më të mirë pozicionet e tyre negociuese. Nëse Këshilli jep dritë të gjelbër për Maqedoninë e Veriut më 10 nëntor, mund të pritet që konferenca e parë ndërqeveritare, me të cilën shënohet hapja formale e negociatave me BE-në, të mbahet gjatë dhjetorit të këtij viti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments