12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaÇfarë i thanë Vuçiqit në telefon nga Shtëpia e Bardhë,për Ushtrinë në...

Çfarë i thanë Vuçiqit në telefon nga Shtëpia e Bardhë,për Ushtrinë në kufi me Kosovën ?

Përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Shtëpia e Bardhë i ka telefonuar edhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic.

Zëvendësi i Jake Sullivan, Jon Finer ka telefonuar Vuçiqin dhe i ka shprehur shqetësimin e SHBA-së për situatën e tensionuar në veri të Republikë së Kosovës. Finer ka bërë thirrje që të dy palët të marrin hapa për de-eskalimin e situatës.

Gjithathu njeriu i Joe Biden i ka kërkuar Qeverisë së Serbisë që të tërheq forcat ushtarake të stacionuara në afërsi të kufirit dhe të ul gjendjen e gatishmërisë, dhe gjithashtu t’iu bëjë thirrje protestuesve të qëndrojnë paqësorë në veri të Kosovës.

“Z. Finer përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin që të dyja palët të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjen e normalizimit të arritur në Bruksel dhe Ohër në fillim të këtij viti”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments