15.3 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeÇështja e detit do të dërgohet në Hagë

Çështja e detit do të dërgohet në Hagë

Xhaçka – Dendias: Kemi vullnet për të arritur kompromis

Shqipëria dhe Greqia kanë shprehur edhe një herë vullnetin e përbashkët për të arritur kompromisin për çuarjen e çështjes së detit në Hagë. Kjo është konfirmuar nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe homologun e saj grek Nikos Dendias gjatë një deklarate për mediat që patën pas takimit që zhvilluan në Tiranë.

Jam e lumtur që kemi mirëkuptim për të trajtuar dhe për të kërkuar zgjidhje për të gjithë gamën e çështjeve, sado të vështira, që kemi trashëguar nga historia. një nga çështjet e trajtuara ishte edhe ajo e kufizimit të zonave detare, si një çështje në interes të dy vendeve tona. Të dyja palët kanë vullnetin për kërkimin e një kompromisi që do të bënte të mundur referimin e çështjes tek Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, u shpreh ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

“Diskutuam për një çështje shumë të rëndësishme që është përshpejtimi i dialogut në bazë të marrëveshjes që ne kemi pasur këtu në Shqipëri para dy vitesh, marrëveshje në parim që të kalojmë në një kompromis në mënyrë që të vendoset marrëveshja speciale për dërgimin e çështjes në Gjykatën e Hagës për sa i përket delimitimit të kufirit por edhe çështjes së Shellfit Kontinental”, deklaroi ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias.

Gjithashtu palët diskutuan edhe për një sërë çështjesh të tjera të pazgjidhura mes tyre, përfshire dhe ligjin e luftës.

“Mendoj se zgjidhja e kësaj çështjeje, zgjidhja e ligjit të luftës dhe dy marrëveshjet e tjera, ku njëra prej tyre është për shmangien e episodeve në kufijtë por edhe mirëmbajtja e piramidave kufitare janë ato që do të dërgojnë mesazh në komunitetin ndërkombëtar që e drejta ndërkombëtare dhe e drejta ndërkombëtare e detit është ajo që përbën bazën për zgjidhjen e të gjitha diferencave ndërshtetërore”, theksoi Dendias.

Pjesë e diskutimeve të takimit dypalësh ishte edhe situata në rajon dhe në veçanti ajo në veri të Kosovës.

“Integrimi euro-atlantik i rajonit tonë merr rëndësi parësore dhe ky proces duhet të përfshijë domosdoshmërisht edhe Kosovën”, u shpreh Xhaçka.

“Kemi përpara nesh një hap shumë konkret që ne duhet të shtyjmë dhe që është pikërisht përshkallëzimi i çështjes në veri të Kosovës dhe duhet që të gjithë ne të tregojmë realizëm, të jemi sa më frutdhënës sa më konstruktiv dhe të bëjmë lëvizjet e duhura. Në takimet që unë kam pasur kam nënvizuar nevojën për vijimësinë e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës”, theksoi diplomatik grek Dendias.

Pas takimit të parë teknik mes dy grupeve të punës për çështjen e pensioneve, dy ministrat kanë rënë dakord për thellimin e bashkëpunimit në këtë fushë si dhe në atë ekonomike.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments