11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeÇavushogllu në Shkup në takime me Zaevin, Dimitrovin dhe Osmanin

Çavushogllu në Shkup në takime me Zaevin, Dimitrovin dhe Osmanin

Shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavushogllu, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot dhe nesër qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy vendeve tradicionale mike dhe mundësitë për përforcim të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, janë temat për të cilat do të bisedojnë në takimin e nesërm ministrat Dimitrov dhe Çavushogllu, paralajmëruan nga MPJ-ja.

Gjatë vizitës, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dimitrov dhe Çavushogllu zyrtarisht do ta lëshojnë në përdorim pajisjen teknike për digjitalizimin e arkivës diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, të financuar nga agjencia turke për bashkëpunim dhe zhvillim – TIKA.

Parashikohet që ministri Çavushogllu të takohet edhe me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe me zëvendëskryeministrin e angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments