19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeCakaj takon Grenellin: Nuk ka asnjë plan sekret për shkëmbime territoresh

Cakaj takon Grenellin: Nuk ka asnjë plan sekret për shkëmbime territoresh

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka takuar sot të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Cakaj këtë e bëri të ditur përmes një postimi në “Twitter”, ku e vlerësoi kwtw takim si të shkëlqyeshëm.

Ai theksoi se Grenelli ka bërë “një punë të jashtëzakonshme në lehtësimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi duke u përqëndruar në çështjet ekonomike”.

“Theksoi nevojën për të gjeneruar një shtysë të re të rritjes ekonomike në rajon”, shtoi ai në postimin e tij.

Ndërsa tha se nuk ka marrëveshje të fshehtë mes Kosovës e Serbisë.

“Më lejoni t’ua bëj të qartë sërish: nuk ka asnjë plan sekret, as shkëmbime territoresh, as nguti për arritjen e një marrëveshjeje prapa dyerve të mbyllura. Mbështesim dhe e vlerësojmë punën dhe përkushtimin e tij. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, potencoi Cakaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments