Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, i ftuar sonte në emisionin “Click Plus” ka folur për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D.
Sipas tij, Korridori 8 dhe 10D janë të domosdoshëm dhe duhet të ishin ndërtuar 20 vjet më parë.
“Duhet të ishin ndërtuar më herët, 20 vjet më parë. Korridori 8, mungesa e ndërtimit në këto 30 vite kanë sjellë pasoja negative nga pikëpamja ekonomike. Nga një prej rajoneve më të zhvilluara që ishim, tani jemi më të prapambeturit”, thotë Bytyqi.