2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBURGIM TË PËRJETSHËM PËR TRE TË AKUZUARIT NË RASTIN “MONSTRA”

BURGIM TË PËRJETSHËM PËR TRE TË AKUZUARIT NË RASTIN “MONSTRA”

Gjykata Penale e Maqedonisë së Veriut i ka dënuar me burgim të përjetshëm të akuzuarit Alil Demiri, Afrim Ismailoviç dhe Agim Ismailoviç për veprën “terrorizëm”, njofton Insajderi.

Prokuroja Fatime Fetai pas publikimit të aktgjykimit për rastin “Monstra” tha se është e kënaqur me dënimet e shqiptuara.

Ajo përveç që kishte kërkuar që këta të akuzuar të dënohen maksimalisht, të martën kërkoi që Haki Aziri të dërgohet menjëherë në paraburgim, derisa vendimi të bëhet i plotëfuqishëm.

Për shkak të mundësisë të arratisjes së Agim Ismailoviq, në fjalën e tij pas shqiptimit të vendimit, tha se ai nuk ndjehet fajtor dhe se nuk e kam ndërmend që të ikë askund.

“Edhe pse e kam pritur dhe edhe pse gjykata e ka pasur të servuar gati, nuk është dënimi i kësaj gjykate. E kam thënë që në fillim se nuk kam të bëj me këtë vepër. Ju mundeni me vendosur si të doni. Dua të tregoj se kam qenë në liri 3 vjet edhe ditën e fundit që ka kërkuar prokuroria paraburgim, ju premtova që çfarëdo vendimi që të merr gjykata unë nuk bëj ikje, por do t’i përgjigjem ligjit, deri sa të mos pastrohet kjo lëndë. Deri në fund. As nuk jam dezertor, as një njeri në ikje si Gruvski e Mijallkov dhe disa qytetarë tjerë të Maqedonisë, unë kam thanë se do të jem këtu deri në instancat kur do të përfundojë kjo procedurë madje edhe në gjykatën në Strasburg”, ka deklaruar Agim Ismailoviq.

Ndryshe, vite më parë, në periferi të Shkupit, ishin vrarë pesë të rinj të nacionalitetit maqedonas.Insajderi.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments