22.2 C
Tetovo
E diel, 3 Gusht, 2025
BallinaLajmeBurg 7 mashtruesve me call center, i vodhën qindra mijëra euro qytetarëve...

Burg 7 mashtruesve me call center, i vodhën qindra mijëra euro qytetarëve gjermanë

Shtatë anëtarët e grupit kriminal që mashtruan qindra gjermanë përmes Call Center janë njohur me masën e sigurisë. Katër janë lanë në “arrest në burg” dhe 3 të tjerë “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Posaçme.Masa “arrest me burg” është caktuar për Emiljano Sejdillari, Tafil Dyrmishi, Sokol Krasniqi, Eltion Logu, Rodrigo Guga, ndërsa arrest në shtëpie janë lënë Lisjane Çulani, Mateo Llozhi dhe Kejdi Nuka.Një prej anëtarëve të grupit është ende në kërkim dhe dyshohet se është larguar nga Shqipëria.Goditja e grupit kriminal është bërë pak ditë më parë nga SPAK dhe autoritetet gjermane të hetimit.

Nga ambientet e një Call Centerit të  paligjshëm që vepronte në Tiranë, anëtarët e grupit telefonin qytetarë gjermanë, duke iu prezantuar atye si oficerë policie që do t’u mundësonin rikuperimin e parave të humbura për investime në Forex apo Crypto.

Deri tani dëmi i dokumentuar i shkaktuar viktimave është rreth 363 mijë  euro.

Pala shqiptare dhe ajo gjermane, deklaruan se u parandalua vjedhja e 10 milion eurove përmes thirrjeve telefonike që bëheshin nga Tirana./vizionplus.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments