7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBundestagu gjerman : Nuk po hetohet UÇK, forca të caktuara në Kosovë...

Bundestagu gjerman : Nuk po hetohet UÇK, forca të caktuara në Kosovë po përhapin propagandë false

Aktakuza ndaj Presidentit Thaçi e lëshuar nga Gjykata e Hagës, për krime të supozuara lufte, krijoi një vorbull jo të vogël në politikën e Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët thanë se kjo aktakuzë nuk godet vetëm Thaçin, por UÇK-në dhe Kosovën.

Anëtarë të Budestagut gjerman kanë reaguar në lidhje me akuzat ndaj presidentit Hashim Thaçi për krime lufte. Sipas tyre, këto zhvillime që po shoqërojnë politikën kosovare, po ndiqen në Gjermani.

Mes të tjerash anëtarët e Budestagut theksuan se disa forca në Kosovë bëjnë propagandë false në një mënyrë që bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në veçanti janë një forcë e huaj që shkon pas UCK-së në tërësi.

Për ne është me rëndësi të theksohet se Dhomat e Specializuara në Hagë janë pjesë integrale e gjyqësorit në Kosovës. Ato janë krijuar nga vetë Kosova. Kjo gjykatë nuk është një organ i huaj juridik që gjykon mbi qytetarët e Kosovës. Ne e dimë që forca të caktuara në Kosovë përpiqen të përhapin propagandën false në një mënyrë që bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në veçanti janë një forcë e huaj që shkon pas UCK-së në tërësi. Kjo nuk është e vërtetë dhe asgjë tjetër përveç dezinformimit të qëllimshëm. Akuzat nuk janë kundër UÇK-së”, thanë anëtarët e Bundestagut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments