19.6 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaEkonomiBullgaria heq dorë nga gazi rus, do të blejë nga Katari dhe...

Bullgaria heq dorë nga gazi rus, do të blejë nga Katari dhe Algjeria

Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, zëvendëskryeministri dhe ministri bullgar i financave Asen Vasilev tha se në situatën aktuale, Sofja nuk do të bisedojë me gjigantin rus të energjisë Gazprom për zgjatjen e marrëveshjes së furnizimit me gaz.përcjell slobodenpecat

Sipas Vasilev, ka një alternativë ndaj gazit rus dhe Bullgaria ka nevojë për tre miliardë metra kub energji.

  • Ka dërgesa nga Katari dhe Algjeria, por çmimi do të jetë pak më i lartë. Kjo do të jetë një strategji panevropiane, jo vetëm bullgare. Në 1-2 javët e ardhshme do të diskutohet në nivel europian për të bërë një marrëveshje të përbashkët gazi për të gjithë BE-në dhe nuk do të ketë konkurrencë mes vendeve individuale. Mekanizmi pritet të funksionojë gjatë verës, sipas ministrit bullgar të financave dhe zëvendëskryeministrit.

Marrëveshja për dërgimin e gazit rus në Bullgari skadon më 31 dhjetor të këtij viti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments