12 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeBulevardi në Tetovë ende me probleme pronësore! Kasami zotohet se punët do...

Bulevardi në Tetovë ende me probleme pronësore! Kasami zotohet se punët do të fillojnë sapo të përmirësohet moti

Edhe pse janë siguruar të gjitha mjetet bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë, gjendja këtu vazhdon të mbetet e njëjtë.

Për kryetarin e komunës, Bilall Kasami, punët në këtë bulevard do të fillojnë me rregullimin e kushteve atmosferike, ndërsa çështja shpronësimit nuk është zgjedhur akoma.

Sa i përket bulevardit “Bllagoja Toska”, komisioni punon intesivisht, janë tre prona për të cilat ne mundohemi që të gjejmë zgjidhje dhe përkushtimi e angazhimi ynë është që me krijimin e kushteve atmosferike do të vazhdojnë punimet dhe “Bllagoja Toska” të realizohet ashtu siç është projekti fillestar deri në shkollën Tekstile dhe të vazhdojë eksproprijimi deri në pjesën tjetër tek “Mema””, tha Kasami.

E qytetarët shprehen skeptikë se punimet këtu do të përfundojnë së shpejti, që bulevardi të jetë i hapur për ta.

Ju lutem mos më pyetni tani, nga kjo çfarë lanë pra kësaj vështirë tani”.

“Për nja dy vjet e gjysmë mundet a tash shpejt jo”

“Edhe 100 vjet nuk ka për t’u hapur nga kur ka filluar, fillon dhe ndalojnë punët, atje nis, jo, jo asgjë nuk pres”.

Mjetet për këtë bulevard janë siguruar nga Qeveria dhe TAV, ndërsa në fund të muajt gusht u promovua nga zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe tashmë ish-kryetarja e komunës Teuta Arifi.Ky projekt premtohet në çdo cikël zgjedhor. Se punët do të fillojnë është thënë që në 2014-tën, por edhe sot e kësaj dite ky bulevard ende nuk ka përfunduar së ndërtuari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments