Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani thotë se është optimist që ndryshimet kushtetuese do të përmbyllen me sukses, shkruan TV21. Osmani thotë se nuk mund të flasë për bisedimet formale dhe joformale për sigurimin e votave për ndryshimet kushtetuese, ndërsa thekson se çdo ditë e më shumë te qytetarët rritet mbështetja ndaj ndryshimeve kushtetuese.“Unë e shoh këtë çdo ditë te njerëzit në rrugë të cilët thonë mos na lini, mos na lini përsëri të vetëm. Edhe komunikimet formale dhe joformale vazhdojnë, nuk mund të flas për to shumë haptazi por unë mbetem optimist se ky proces do të mbyllet me sukses”, tha Osmani.