9.1 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeBUJAR OSMANI: Shpresoj se javën e ardhshme do të sigurohet takim me...

BUJAR OSMANI: Shpresoj se javën e ardhshme do të sigurohet takim me Zaharievën

http://www.idividi.com.mk/vesti/makedonija/1212396/index.html

Shpresoj që javën e ardhshme do të sigurohet format që të ulemi dhe të bisedojmë me ministren Ekaterina Zaharieva, pasi me të vërtetë po afrohen ditët kur duhet Këshilli i BE-së të marrë vendim, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse do të ketë takim me kolegen e tij bullgare.

Me siguri do të ketë takim që javën e ardhshme, por, tha ai, ende është herët të thuhet për formatin dhe vendin.

“Po tentojmë të gjejmë mënyrë që të shihemi. Me siguri, të mos ishte pandemia deri tani, do të takoheshim disa herë, edhe pse ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me ministren. Shpresoj se javën e ardhshme do të sigurohet format që të ulemi dhe të bisedojmë, pasi me të vërtetë po afrohen ditët kur duhet Këshilli të marrë vendim”, deklaroi Osmani.

Lidhur me komentet se SHBA-ja e ka braktisur Ballkanin, Osmani tha se Republika e Maqedonisë së Veriut  ka qenë dhe është shembull se si, kur SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë në tejkalimin e dallimeve dhe problemeve në rajon, arrihet sinergji e jashtëzakonshme në tejkalimin e problemeve.

“SHBA-ja tani është e angazhuar që në kuadër të bashkësisë ndërkombëtare ta lehtësojnë këtë dialog, por normalisht se kjo është çështje bilaterale, e cila po zhvillohet në kuadër të Marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2017, e cila qartë i parashikon mekanizmat për tejkalimin e dallimeve. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e SHBA-së, siç jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me përfaqësuesit e BE-së dhe ata janë të angazhuar edhe në këtë situatë, siç kanë qenë të angazhuar në tejkalimin e problemeve tek ne”, deklaroi Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments