8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani / Shkrirja e Besës në LSDM, në kundërshtim me interesat...

Bujar Osmani / Shkrirja e Besës në LSDM, në kundërshtim me interesat shqiptare

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani duke folur për Koalicionin shqiptaro-maqedonas midis Lëvizjes Besa dhe LSDM-së tha se ne sot duhej të uronim apo përgëzojmë koalicionin e madh të partive të vogla opozitare të cilën edhe qytetarët edhe në si parti e kemi kërkuar moti informon Tetova sot.
Osmani me këtë rast deklaroi se ” Ne sot jemi të dëshpëruar për faktin që ata sot nuk arritën unifikimin e tyre për shkak të interesave të vogla personale dhe grupore dhe vendimet e tyre edhe më tepër e defaktorizojnë interesin shqiptarë .Ky ” sojuz” i njohur ndërmjet tyre ose kjo shkrirje e Besës në LSDM është në kundërshtim me interesat shqiptare për shkak se defaktorizon peshën e votës shqiptare por para së gjithash edhe rolin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Mekanizmit të Badenterit në mbrojtjen e interesave shqiptare deklaroi Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments