Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sonte në revistën debatore “Click Plus” në TV21 ka theksuar se rekomandimi për ndalimin e kanaleve televizive ruse është bërë për të luftuar propagandën.
“Qeveria ka vendosur të rekomandojë që kanalet ruse të mos transmetohen nga operatorët pikërisht për shkak të propagandës dhe lajmeve të rreme. E shihni se çfarë po ndodh, por megjithatë lajmet e rreme dhe propaganda i gjejnë kanalet e tyre. “Gjëja është shumë e qartë këtu, ju dëshironi të jeni në anën e Putinit, Eritresë, Koresë së Veriut dhe kështu me radhë ose në anën e botës demokratike.”
Ai shton se është e palogjikshme dhe e paarsyeshme që ai të jetë në anën e këtyre vendeve.
“Tani dëgjojmë shembullin e Kosovës, duke u përmendur Palestina, flitet për një lloj hipokrizie. Shikoni sot po mbrohet pragu ynë, interesi ynë, parimet tona, jo vetëm pragu ukrainas, sepse nëse nuk mbrohet kjo do të ketë pasoja për të gjithë”, tha Osmani.