12.5 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani pro mundësisë që ASH të bëhet pjesë e Qeverisë ...

Bujar Osmani pro mundësisë që ASH të bëhet pjesë e Qeverisë / Rrethanat imponojnë bashkërenditje më të madhe politike.

I pyetur për mundësinë që Aleanca për Shqiptarët të bëhet pjesë e Qeverisë, zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani në një deklaratë për TV21 tha se rrethanat aktuale imponojnë që të ketë bashkërenditje sa më te madhe ndërmjet forcave politike. Osmani thotë se si mundësi duhet të diskutohet në të gjitha nivelet.
“Rrethanat politike siç janë ndryshimet kushtetuese, fillimi i bisedimeve me BE dhe obligimet e mëdha që dalin nga këto bisedime në drejtim të reformës së madhe që imponohet, kriza energjetike dhe ekonomike realisht imponojnë bashkërenditje sa më te madhe ndërmjet forcave politike, por a do rezulton kjo në ndonjë bashkëpunim konkret edhe formal dhe institucional do duhet natyrisht të diskutohet në gjitha nivelet dhe nuk mund të paragjykoj ne këtë moment”, tha Osmani për TV21./ 21media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments