9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani: Për shkak të parregullsive, kthehet para kohe në vend ambasadori...

Bujar Osmani: Për shkak të parregullsive, kthehet para kohe në vend ambasadori i RMV-së në Pragë

Ambasadorit të Maqedonisë në Pragë, Sashko Todorovskit i është shkurtuar mandati dhe është kthyer para kohe në Maqedoni, njoftoi ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në një konferencë për shtyp.

Sipas Osmanit, Todorovski është kthyer për shkak të dobësive dhe parregullsive në punën e tij.

“Janë konstatuar parregullsi në punën e tij, mosfunksionim, përfaqësim i rremë i bashkëshortes si atashe kulturor, mosrespektim i udhëzimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ky është një proces më i gjatë. Procedura për kthimin e tij zgjat disa muaj”, tha Osmani duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari.

Mandati i tij ambasador në Pragë filloi në mars të vitit 2021

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments