11.9 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani për deklaratën e Edi Ramës: Askund nuk shkruan se...

Bujar Osmani për deklaratën e Edi Ramës: Askund nuk shkruan se Shqipëria duhet ta presë RMV-në për anëtarësim në BE

“ Realisht ai tha do ti pyesim qytetarët  nëse pas gjashtë muajve duhet ndarë. Në at procesin formal të integrimit nuk ka lëvizje në grupe, në paketa në dyshe, në treshe. Proçesi është individual, sejcili vend ec drejt BE-së me meritat, me shpejtësinë që imponon vet, me dinamikën që e imponon vet. Kjo çeshtja e paketimeve e grupimeve të mbajtjes bashkë Shqipërisë, Maqedonisë  janë vendime jo formale politike për të krijuar një dinamik rajonale. Dinamikat rajonale ndonjëherë nuk ndihmojnë siç është rasti konkret tani që nuk e ndihmonë Shqipërinë kontesti me Bullgarinë që ka Maqedonia e Veriut transmeton KlanM. Po në të shumtën e rasteve dinamikat rajonale i kanë ndihmuar vendet drejtë antarësimit. Ju mereni historiatin e zgjerimit të BE-s  pothuajse shumica e vendeve të reja kanë hyrë në grupe për shkak se krijon një energji, krijon një puls rajonal, një dinamik të re. Ashtu që mendoj se edhe Shqipërisë  edhe Maqedonisë së Veriut do i ndihmonte një dinamoik e përbashkët rajonale.Mirëpo askund nuk shkruan që Shqipëria duhet të pret Maqedoninë e Veriut ose Maqedonia e Veriut duhet të pret Shqipërinë. Secili vend që i ka plotësuar kushtet duhet të fillon bisedimet. Shqipëria i ka plotësuar këtë e ka konstatuar komisioni evropian duhet të vazhdon. Maqedonia e Veriut I ka plotësuar moti kushtet në 15 vitet e fundit duhet të vazhdojmë. Ashtu që  natyrisht mbetet vendimi i Shqipërisë. Unë mendoj se do të ishte mirë  të dyja vendet të fillojnë sa ma shpejtë bisedimet, bashkë të ecin përshkak se ai impuls rajonal që krijohet do I shty dyja vendet përshkak se  krijon procese ciklike, herë jemi ne mirë , herë Shqiperia mund të jetë më mirë  dhe duhet të mendojm në afat të gjatë transmeton KlanM. Por natyrishtëe  mendoj që Shqipëria ka absolutisht të drejtëq për të kërjuar vazhdimin e rrugëtimit, kurse Maqedonia e Veriut poashtu ka të drejtë që sa më shpejt  të fillon./KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments