Për nënkryetarin e BDI-së, njëherit edhe ministër i jashtëm, Bujar Osmani, largimi i mundshëm i ASH-së nga Qeveria në prag të zgjedhjeve nuk është dhe aq relevant. Sipas Osmanit, në janar edhe ashtu duhet të formohet qeveria teknike, e cila do të përbëhet nga më tepër parti politike.
Mendoj se ashtu siç po afrohen ditët, po bëhet pak jorelevante hyrja dalja përshkak se edhe pak hyjmë në Qeveri teknike. Nëse hipotetikisht në maj i kemi zgjedhjet parlamentare, ne në fillim të janarit ne duhet të kemi qeveri teknike. Atëherë edhe VMRO-DPMNE hynë në Qeveri, hyjnë të gjithë”, tha Bujar Osmani – Ministër i Jashtëm.
Kjo përgjigje erdhi pasi kreu i ASH-së Arben Taravari paralajmëroi largim nga pushteti, nëse deri në fund të këtij viti nuk realizohen ndryshimet kushtetuese.
Dhe ne kur të gjithë të dorëzohen se s’bëhen ndryshimet kushtetuese, e kemi obligim si parti, ta mbledhim Kuvendin e partisë, të ulemi dhe të bisedojmë, a vazhdojmë, a dalim prej Qeverie? E marim këtë anë, apo atë anë?”, pohoi Arben Taravari, kryetar i ASH-së.
Megjithatë kreu i ASH-së, Arben Taravari, paralajmëroi se deri te vendimi final do të takohet me ambasadorë të ndryshëm në vend, si dhe do të konsultohet me anëtarët e Kuvendit të partisë.