11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani ,paralajmëroi padi për anëtarët e KSHZ-së(video)

Bujar Osmani ,paralajmëroi padi për anëtarët e KSHZ-së(video)

Publiku vendas dhe ndërkombëtar dëshmoi shkeljen flagrante të procedurave në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe vjedhjen partiake e institucionale të vullnetit elektoral përmes vendimit të kundërligjshëm për të rivotuar në qendrat e votimit të zgjedhura saktë – në vendlindjet e liderëve të opozitës. Kështu ka theksuar zëdhënësi i BDI-së nga koalicioni “Fronti Evropian”, Bujar Osmani.

Siç akuzon Osmani, kjo është bërë për të kontrolluar qendrën e votimit dhe për të manipuluar vullnetin e votuesit.

“Vendimet janë marrë pa fakte dhe në mënyrë të kundërligjshme si mazhoritarizmi i viteve ’90. Qëllimi është zbutja e disfatës së partive politike opozitare në bllokun shqiptar, por edhe denigrimi i votuesit shqiptar se nuk mund të bëjë zgjedhje korrekte kur për herë të parë një kryeministër shqiptar është në krye të qeverisë dhe organizon zgjedhjet. Nuk do të lejojmë shpifjen e votuesit shqiptar, as manipulimin e vullnetit të qytetarëve. “Fronti evropian” ka pasur fitore të qartë në zgjedhje ndaj “Vredit”, ka thënë Osmani.

BDI-ja do t’i ankimojë vendimet në Gjykatën Administrative, ndërsa Osmani paralajmëroi se do të ngrenë padi edhe kundër anëtarëve të KSHZ-së. Ai pret që administrata të ndryshojë vendimin e KSHZ-së.

Çështjen e zgjedhjeve Osmani e inicioi edhe në takimet me ambasadorët në cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme.

https://sitel.com.mk/evropskiot-front-najavi-tuzhbi-do-upravniot-sud-i-krivichni-prijavi-za-chlenovite-na-dik

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments