16.8 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani: Nuk do të ketë parti shqiptare që do të ketë...

Bujar Osmani: Nuk do të ketë parti shqiptare që do të ketë guximin të qeverisë me VMRO-në

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, i ftuar sonte në Click Plus tha se kur VMRO-ja mendon një qeveri pa BDI-në, mendon një qeveri pa shqiptarët. Ai tha se nuk mendon se do të ketë parti shqiptare që do të bënte koalicion qeverisës me Mickoskin në krye.

“Kur VMRO-ja mendon një qeveri pa BDI-në, mendon një qeveri pa shqiptarët. Sepse ata e dinë që nuk do të ketë parti shqiptare që do të ketë guximin të rrijë në Qeveri me VMRO-në, në kushte kur ata i diktojnë shqiptarëve se kush do t’i përfaqësojë ata. Mickoskit i pengon BDI-ja, sepse BDI-ja i përfaqëson të gjithë shqiptarëve.”- tha Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments