Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, i ftuar sonte në Click Plus tha se kur VMRO-ja mendon një qeveri pa BDI-në, mendon një qeveri pa shqiptarët. Ai tha se nuk mendon se do të ketë parti shqiptare që do të bënte koalicion qeverisës me Mickoskin në krye.
“Kur VMRO-ja mendon një qeveri pa BDI-në, mendon një qeveri pa shqiptarët. Sepse ata e dinë që nuk do të ketë parti shqiptare që do të ketë guximin të rrijë në Qeveri me VMRO-në, në kushte kur ata i diktojnë shqiptarëve se kush do t’i përfaqësojë ata. Mickoskit i pengon BDI-ja, sepse BDI-ja i përfaqëson të gjithë shqiptarëve.”- tha Osmani.