Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj deklaratave që pretendojnë për punësimin më të madh të shqiptarëve këtë vit, duke i cilësuar si propagandë dhe mashtrimin më të madh të vitit.
Sipas Osmanit, të dhënat zyrtare tregojnë se ky vit ka shënuar rënien më të madhe të përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore në dekadat e fundit, me një ulje prej gati 2%, që përkthehet në një hendek prej 4.000 – 5.000 punësimesh krahasuar me komunitetin maqedonas.
Ai krahasoi këtë situatë me periudhën e qeverisjes së BDI-së, ku, sipas tij, përfaqësimi i shqiptarëve rritej çdo vit me 1.500 – 2.000 të punësuar, në mënyrë sistematike dhe të qëndrueshme në të gjithë administratën publike.
“Sot kemi përjashtim, jo përfshirje. Kemi propagandë, jo përparim. Dhe shqiptarët e ndiejnë këtë çdo ditë në raport me shtetin. Statistikat nuk gënjejnë,” theksoi Osmani.Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj deklaratave që pretendojnë për punësimin më të madh të shqiptarëve këtë vit, duke i cilësuar si propagandë dhe mashtrimin më të madh të vitit.
Sipas Osmanit, të dhënat zyrtare tregojnë se ky vit ka shënuar rënien më të madhe të përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore në dekadat e fundit, me një ulje prej gati 2%, që përkthehet në një hendek prej 4.000 – 5.000 punësimesh krahasuar me komunitetin maqedonas.
Ai krahasoi këtë situatë me periudhën e qeverisjes së BDI-së, ku, sipas tij, përfaqësimi i shqiptarëve rritej çdo vit me 1.500 – 2.000 të punësuar, në mënyrë sistematike dhe të qëndrueshme në të gjithë administratën publike.
“Sot kemi përjashtim, jo përfshirje. Kemi propagandë, jo përparim. Dhe shqiptarët e ndiejnë këtë çdo ditë në raport me shtetin. Statistikat nuk gënjejnë,” theksoi Osmani.
