13.3 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani nga SHBA: Faleminderit përulësisht për nominimin dhe përkrahjen

Bujar Osmani nga SHBA: Faleminderit përulësisht për nominimin dhe përkrahjen

Përshëndetje miq nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Jam këtu në përvjetorin e fillimit të agresionit rus, bashkë me një grup ministrash të jashtëm të cilët kemi qenë më të zëshëm në përpjekjet për të ndalur ambiciet imperialiste ruse për të sulmuar dhe okupuar vendet tona.

Më vonë do t’i drejtohem Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara si një mundësi e rrallë për t’i folur botës nga qendra më e madhe e vendosjes globale se ka ardhur koha për t’i thënë Jo Rusisë dhe po Europës.

Lajmi për nominimin tim për President më gjeti në Amerikë miq.

Arsyeja pse po ju drejtohem sot është të ju falenderoj për përkrahjen e madhe që kam marë nga ju për nomininin të jem kandidat për President të parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

Është nder i jetës time dhe me përuljen më të madhe dua të falenderoj Kryetarin Ahmeti që më dha mundësinë që të jem bartës i një nga misioneve të tij, por edhe gjitha strukturave të partisë dhe shumë qytetarëve të papërcaktuar politikisht, të cilët u bënë pjesë e një platforme gjithëpërfshirëse shtetërore e cila thotë që jo më vetëm të jam kandidat me eksperiencë unike vendore dhe ndërkombëtare për president shteti por para se gjithash të jem bartës i një ideje që siç thotë Ali Ahmeti i ka ardhur Koha.

Zgjedhjet presidenciale jane një referendum për rrumbullaksimin e barazisë të plotë në vend dhe jam i nderuar që kandidatura ime është një ide e madhe dhe një mision i rëndësishëm në vargun e misioneve të realizuara që e institucionalizuan barazinë në shtet dhe vulosën dinjitetin institucional të shqiptarëve në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments