19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani nga Beogradi: OSBE-ja përkrah dialogun Kosovë-Serbi

Bujar Osmani nga Beogradi: OSBE-ja përkrah dialogun Kosovë-Serbi

Marrëdhëniet Prishtinë – Beograd të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ndërkaq dialogu dhe bashkëpunimi kosntruktiv duhet të jenë imperativ për normalizimin e raporteve mes Kosovës-dhe Serbisë, ka thënë Bujar Osmani, kryesues i OSBE-së, në takim me minstrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Sipas Osmanit, beneficionet e dialogut mund të shihen të materializuara në disa pika në rastin e vendit tonë.

Diskutimi i hapur i çështjeve të rëndësishme ka bërë që Maqedonia e Veriut të ec përpara, ka nënvizuar, Osmani.

“Kjo është e vërtetë edhe për dialogun Prishtinë-Beograd, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Jemi të kënaqur që ishim nikoqir i një takimi të rëndësishëm në Ohër i cili i hapi rrugën normalizimit të raporteve. Përkrahim këtë proces si kontribues i stabiliteitt rajonal dhe do ta riafrimoj këtë përkrahje në vizitën time në Prishtinë më 26 maj” – tha Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments