8 C
Tetovo
E premte, 10 Janar, 2025
BallinaLajmeBujar Osmani kërkon alibi për dështimet që nga viti 2017,tash thotë se...

Bujar Osmani kërkon alibi për dështimet që nga viti 2017,tash thotë se bllokimi i Kuvendit do të dëmtonte procesin eurointegrues.?!

Bujar Osmani që nga viti 2017 kur ishte zv/kryeministër për Eurointegrime dhe që nga viti 2020 Ministër i Punëve të Jashtme nuk arriti të zhvendosë as edhe një milimetër para presjes dialogun me Bullgarinë ,sot tha se paralajmërimi i VMRO-DPMNE-së për bllokim të Kuvendit ndikon negativisht në bisedimet me Bullgarinë dhe në tentimin për të zhbllokuar procesin eurointegrues të vendit, përcjell TV21. Osmani kërkoi nga opozita që të rishqyrtojnë vendimin.

“Ky tentim për bllokim të Kuvendit e çon ujin në mullirin e atyre që kërkojnë alibi që Maqedonia e Veriut është ajo e cila nuk është konstruktive në këtë proces. Nuk mund të implementon pjesë të obligimeve të saja dhe nuk është e gatshme për Bashkimin Evropian. Mendoj se është vendim i gabuar i opozitës, kërkoj që ta rishqyrtojnë në interes të shtetit, në interes të qytetarëve”, deklaroi Osmani/tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments