0.5 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani: Kërkojmë durim, propozimi i ri francez do të prezantohet siç...

Bujar Osmani: Kërkojmë durim, propozimi i ri francez do të prezantohet siç duhet

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka bërë të ditur në rrjetet sociale se disa dokumente që kanë dalë në media nuk janë propozimi final nga Franca.

Ai kërkon durim dhe mirëkuptim nga qytetarët lidhur me informacionin për propozimin e ri francez.

“Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e momentit, dua të theksoj se dokumentet e publikuara në disa media nuk janë propozimi përfundimtar që Presidenca franceze ndau sot me Qeverinë përmes Ministrisë së Jashtme. Kemi mirëkuptim të plotë publik për nevoja për t’u informuar, por në të njëjtën kohë do të kërkojmë një durim të shkurtër që konsultimet të kalojnë nëpër institucione dhe propozimi të paraqitet siç duhet. Siç u premtuam, po fillojmë një proces të konsultimeve të gjera dhe propozimi autentik do të prezantohet në mënyrë integrale para publikut”, ka shkruar Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments