12.8 C
Tetovo
E premte, 9 Maj, 2025
BallinaLajmeBujar Osmani i lumtur me vizitën e Ramës në Shkup: Integrimi në...

Bujar Osmani i lumtur me vizitën e Ramës në Shkup: Integrimi në BE, në fokus të diskutimeve tona

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit të Shqipërisë në Shkup.

Sipas kryediplomatit Osmani, vizita e të parit të Qeverisë shqiptare në Shkup do të shërbejë për t’i shkëmbyer mendime mbi dinamikat e procesit të Integrimit në Bashkimin Evropian.

“Gëzuar që kam [kryeministrin e Shqipërisë], Edi Rama, këtu në Shkup, për të shkëmbyer mendime mbi dinamikat aktuale rajonale, iniciativat dhe bashkëpunimin”, shkroi Osmani në Twitter.

“Procesi i integrimit të [Ballkanit Perëndimor] në Bashkimin Evropian në fokus të diskutimeve tona”, ka përfunduar kryediplomati Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments