Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar një takim me Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësues Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale politike, me theks në dosjen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe nevojën e vazhdimit të procesit të negociatave me BE-në përmes zbatimit të amendamenteve kushtetuese.
“SHBA-të kanë një rol kyç në të gjitha momentet më të rëndësishme politike të brendshme dhe të jashtme të historisë së fundit të Maqedonisë së Veriut, duke ofruar mbështetje të fortë për themelimin tonë të suksesshëm si shtet i pavarur, thellësisht i integruar në familjen transatlantike të demokracive moderne dhe funksionale. theksoi Osmani, duke shtuar se bllokada e procesit të integrimeve evropiane na kushton një miliard euro në vit mbështetje financiare nga BE-ja.
Osmani gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen afatgjatë nga SHBA-të për proceset e përgjithshme reformuese, duke theksuar se Qeveria dhe institucionet e tjera vazhdojnë të punojnë me një përkushtim të fortë për zbatimin e reformave në fushën e qeverisjes së mirë, sundimit të ligjin dhe luftën kundër korrupsionit.