16.7 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani: Ekstradimi i Gruevskit është çështje e organeve gjyqësore, nuk është...

Bujar Osmani: Ekstradimi i Gruevskit është çështje e organeve gjyqësore, nuk është në interesin e asnjë vendi që një kryeministër të jetë në ekzil

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot theksoi se ekstradimi i ish kryeministrit Nikolla Gruevski është çështje e organeve gjyqësore, por mbetet në qëndrimin se ish kryeministri duhet të jetë në Maqedoninë e Veriut dhe këtu të ballafaqohet me drejtësinë, pasi nuk është në interes të asnjë shteti që kryeministri të jetë në ekzil. 

“Çështja për ekstradimin e ish kryeministrit nuk është çështje e komunikimit politik të jashtëm, por është çështje e autoriteteve gjyqësore dhe ministrive të Drejtësisë që komunikojnë me njëra-tjetrën në atë aspekt. Unë mbetem i mendimit që ish kryeministri duhet të jetë në Maqedoninë e Veriut dhe të përballet me drejtësinë këtu, sepse nuk është në interesin e asnjë vendi që kryeministri të jetë në ekzil”, tha Osmani në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto në përgjigjen e pyetjes së  gazetarëve.

Lidhur me këtë çështje, Sijarto në konferencën për shtyp theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Hungarisë nuk mund të ndërhyjë në punën e gjyqësorit të këtushëm.

“Nuk është çështje e politikës së jashtme. Ne nuk mund të ndërhyjmë në procedurat gjyqësore dhe për këtë arsye nuk kemi folur për atë çështje konkrete në takimin e sotëm”, është përgjigjur Sijarto.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments