-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani dhe Mariçiqi sot në Paris

Bujar Osmani dhe Mariçiqi sot në Paris

Zëvendës Kryetari i Qeverisë  për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të qëndrojnë për vizitë pune në Paris, ku do do të realizojnë takim me Kleman Bon, Sekretarin Shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës, si dhe do të takohen edhe me Isabella Dumon, Këshilltaren Diplomatike për Evropën Kontinentale dhe Turqinë e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Në fokus të të bisedimeve do jetë dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut, nën prizmin e Presidencës aktuale franceze me Këshillin e Bashkimit Evropian, ndërsa pritet të shkëmbehen mendime edhe për sfidat e tjera aktuale rajonale dhe globale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments