12.2 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani: Besa doli nga Qeveria se kishte marrëveshje me VMRO-në! Arianit...

Bujar Osmani: Besa doli nga Qeveria se kishte marrëveshje me VMRO-në! Arianit Hoxha për TV21: Kjo është gënjeshtër

Zëdhënësi i BDi-së, Bujar Osmani në Click Plus në TV21 komentoi edhe daljen e Lëvizjes Besa nga Qeveria. Osmani tha se Besa doli pasi që ka pasur marrëveshje me VMRO-DPNE-në.

“Unë mendoj se Besa doli prej Qeverisë se ka pasur marrëveshje me VMRO-DPMNE-në në mbështetje të zgjedhjeve dhe ata e kanë ditur këtë punë para se të përfundon raundi i dytë”, tha Bujar Osmani nga BDI.

E për këtë ka reaguar Sekretari Gjeneral i Lëvizjes Besa Arjanit Hoxha nëpërmjet një porosie dërguar në redaksin e TV21. Hoxha thotë se është gënjeshtër dhe mashtrim.

“Kjo është gënjeshtër dhe mashtrim që po mundohet ta plason Bujar Osmani. E din shumë mirë ai dhe soji i tij arsyet e mbushjes së kupës nga 14 muja qeverisje janë disa persona nga BDI dhe një nga ata edhe ai personalisht. Pyeteni sa qasje ka patur BESA në MPJ”, thuhet në porosinë e Hoxhës dërguar redaksisë së TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments