11.6 C
Tetovo
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani: BDI shqyrton mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale...

Bujar Osmani: BDI shqyrton mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në një datëBujar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) po shqyrton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare së bashku vitin e ardhshëm, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Megjithatë, ai tha se partia ende nuk ka një vendim formal për shkak se nuk janë mbledhur organet, por anëtarësia po mendon për datën e zgjedhjeve.

“Ekziston një mendim mbizotërues se nga pikëpamja logjistike-financiare dhe administrative mund të jetë shumë e vështirë për shtetin që të ketë dy cikle zgjedhore çdo tre muaj, se institucionet do të paralizohen, se do të jetë një shpenzim shumë i madh, po shqyrtohet ky aspekt. Prandaj mendohet se ndoshta zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare duhet të mbahen në të njëjtën ditë, por ne jemi të hapur për të gjitha opsionet. Nuk ka asnjë vendim. Ne do të mundohemi të diskutojmë me partitë politike thjesht nga aspekti logjistik dhe financiar se ndoshta kjo është një qasje më e mirë”, theksoi Osmani.

Sa i takon marrëveshjes që në 100 ditët e fundit para zgjedhjeve Qeveria të drejtohet nga një kryeministër shqiptar, Osmani thotë se kandidati do të propozohet nga BDI dhe se për këtë është rënë dakord.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments