13.9 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaBugajski i reagon Blinkenit për situatën në veri: Mbështetja e SHBA-së për...

Bugajski i reagon Blinkenit për situatën në veri: Mbështetja e SHBA-së për Vuçiqin po destabilizon rajonin

Janusz Bugajski, bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin Jamestown në Washington ka reaguar ndaj sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili dënoi ashpër aksionin e Policisë së Kosovës në veri.

Bugajski “refuzimin” e SHBA-së për të “njohur” kryetarët e ri të komunave në veri e ka krahasuar me refuzimin e Trump-it për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA.

“Është ekuivalenti i dënimit të certifikimit të Kongresit Amerikan të zgjedhjeve të 2020 dhe legjitimimit të kryengritjes së 6 janarit”.

Ai thotë se mbështetja e SHBA për Vuçiqin po destabilizon rajonin.

“Është koha për të mbështetur një revolucion demokratik në Serbi dhe njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet evropiane”, shkroi Bugajski në Twitter.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments