Qindra protestues kundër bllokimit u mblodhën në Brighton, Britani të Madhe kundër masave kufizuese. Protestuesit, me pankarta në duar marshuan përgjatë bregut të detit, duke inkurajuar njerëzit të mos e injektojnë vaksinën anti-covid.
Tubuesit thërrisnin “liri”, “hiqe maskën” dhe “buzëqesh i lirë”, ndërsa u shpërndanin fletëpalosje njerëzve që kalonin pranë.
Protestuesit kundërshtojnë vaksinimin e detyrueshëm dhe mbajtjen e maskës. Një qyetar u shpreh se po marshonte pasi humbi dy të afërm për shkak të vetëvrasjes gjatë izolimit, ndërsa një tjetër beson se liria e tyre për të vendosur është marrë peng.
Përgjatë tre orëve tubuesit ecën përmes qytetit duke ndalur para institucioneve kryesore, ndërsa u bënin thirrje njerëzve të tjerë që të bashkoheshin me ta për të kërkuar të drejtat e tyre.