3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBRANKO CËRVENKOVSKI: ATË QË BULLGARIA NUK E ARRITI ME LUFTË, SOT DËSHIRON...

BRANKO CËRVENKOVSKI: ATË QË BULLGARIA NUK E ARRITI ME LUFTË, SOT DËSHIRON TA ARRIJË ME VETO

Atë që Bullgaria nuk e arriti në Luftën e Dytë Botërore nga 41-45 me armë dhe mjete ushtare, sot dëshiron ta arrijë duke përdorur anëtarësimin e saj në BE dhe të drejtën e vetos. Për mua është i qartë pozicioni i Bullgarisë, megjithatë ajo që më intereson mua është se si e shikojnë këtë qasje vendet tjera anëtarë të BE-së”, deklaroi ish-kryeministri Branko Cërvenkovski.

Cërvenkovski ka reaguar ashpër edhe ndaj deklaratës së ish-presidentit bullgar Rosen Plevneliev i cili i përsëriti qëndrimet për popullin dhe gjuhën maqedonase si krijim i Titos.

 “Unë reagimin tim ndaj deklaratës së presidentit Plevneliev do ta filloj në gjuhën maqedonase. Kjo është gjuha ime e nënës, kjo është gjuha që e ka folur i ati im, gjyshi im dhe stërgjyshi. Do të thotë se janë disa gjenerata para meje që kanë lindur dhe jetuar para se të lind Tito dhe Stalini”, thotë Cërvenkovski. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments