5.2 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaBOTA“Kam gjetur kurën për koronavirusin”, mjeku amerikan thyen rrjetin me lajmin e...

BOTA“Kam gjetur kurën për koronavirusin”, mjeku amerikan thyen rrjetin me lajmin e bujshëm

Koronavirusi ka shkaktuar një pandemi në të gjithë planetin, duke infektuar mbi 180 mijë persona e duke i marrë jetën mbi 7000 njerëzve.

Virusi në vetvete është quajtur SARS-CoV-2 (Severe Acute Respiratory Syndrome). Sëmundja që shkakton është quajtur “Sëmundja e Koronavirusit 2019 (Coronavirus Disease 2019), ose shkurt Covid 19.

Jacob Glanville, një mjek amerikan është shprehur se ai dhe ekipi i tij e ka gjetur një kurë dhe se do të testohet nga ushtria amerikane

Glanville u shpreh për mediat:

“Jam i lumtur t’ju njoftoj se skuardra ime ka marrë me sukses pesë antitrupa që në vitin 2002 ishin vendimtarë për të neutralizuar, bllokuar dhe ndaluar virusin SARS. Ne i kemi zhvilluar në laboratorin tonë dhe tashmë mund të bllokojnë dhe ndalojnë edhe virusin SARS-CoV-2 [COVID-19]”.

Antitrupat do të dërgohen në Institutin e Kërkimeve Mjekësore të Sëmundjeve Infektive të Ushtrisë Amerikane, i cili do t’i përdorë drejtpërdrejt kundër virusit për të demonstruar nëse funksionojnë ashtu si synohet. Testet tek njerëzit do të bëhen më vonë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments